Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se sot moti parashikohet me vranësira mesatare dhe të dendura por edhe me intervale të herëpashershme me diell.

Në zonën e jugut reshje shiu të herëpashershme me intensitet deri mesatar ndërsa në zonën e qendrës reshjet me intensitet të ulët dhe kryesisht orët e drekës.

Era do të fryjë me drejtim verilindje- veriperëndim 1-5 m/sek, ndërsa në bregdet deri 8-10 m/sek. Valëzimi në dete parashikohet i forcës 1 dhe 2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C

Shkodër 13/22 Re diell

Kukës 10/18 Re diell

Lezhë 12/23 Re diell

Dibër 7/16 Re diell

Durrës 13/22 Re diell

Tiranë 15/23 Re diell

Elbasan 13/22 Re shi diell

Berat 7/21 Re shi diell

Vlorë 12/22 Re shi diell

Korçë 9/17 Re shi diell

Gjirokastër 10/21 Re shi diell

Sarandë 12/21 Re shi diell.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re