Kthjellimet dhe temperaturat e larta do të karakterizojnë motin në vendin tonë këtë të enjte.

Kthjellimet do të mbizotërojnë në ultësirën perëndimore, ndërsa në zonat malore herë pas here do të ketë kalime të pakta të vranësirave.

 

Por mesdita dhe pasditja kryesisht sjellin shfaqje të vranësirave në të gjithë vendin, ku më të fokusuara vranësirat do të jenë në Lindje të territorit.

 

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 15°C deri në 34°C.

 

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare në det me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi jugor-jugperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 3 ballë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re