Skip to content

Temperatura të nxehta deri në 34 gradë, si parashikohet moti për nesër

356046748 1678967472542585 2698455410175319188 n





Moti për ditën e nesërme pritet të jetë nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike.

356046748_1678967472542585_2698455410175319188_n

Sipas parashikimit nga SHMU, pritet që gjatë paradites të mbizotërojnë orët me diell në pjesën më të madhe të vendit ndërsa vranësirat do të jenë të pakta e kalimtare kryesisht përgjatë relieveve kodrinore- malore.

Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i perëndimit me shpejtësi mesatare deri në 9m/s. Valëzimi në dete do të jetë i forcës 1 ballë.

Temperaturat parashikohen:

në zonat malore 14 deri 29°C

në zonat e ulëta 18 deri 34°C

në zonat bregdetare 22 deri 34°C

“”