Shqipëria 

Masat e ftohta me origjinë verilindore do të kushtëzojnë në vendin tonë; mot të kthjellët por të ftohtë, situatë cila do të jetë prezent, gjate orëve të paradites dhe mesditës në të gjithë territorin ndërsa pjesa e dytë e ditës do të sjellë vranësira si fillim në zonat malore dhe gradualisht vranësirat do të përfshijnë të gjithë vendin duke gjeneruar reshje të pakta. Më të dukshme reshjet do të jenë në zonat jugore dhe juglindore të shqipërisë.

Temperaturat e ajrit do te ulen në mëngjes, por mesdita sjelle një rritje të lehtë të tyre duke rregjistruar vleren minimale në qytetin e Peshkopisë -6°C, Ndërsa vlera maksimale do të shënohet në qytetin e Sarandës 15°C.

Era do fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Verilindor duke krijuar në brigjet e Adriatikut dhe Jonit dallgëzimi 2 balle.

Kosovë

Përsa i përket, Republikës së kosovës; do të ketë përmirësim të dukshëm të kushteve atmosferike duke bërë që kthjellimet të jenë prezente gjatë paradites POR orët e pasdites do të sjellin vranësira të shpeshta nëpër të gjithë territorin MBETEN sërisht problematike ngricat për shkak të temperaturave disa gradë nën zero në të gjithë kosovën. Orët e vona të natës do të shpeshtojnë vranësirat duke rrezikuar reshje të izoluara dëbore.

Maqedonia e Veriut

Edhe Republika e MV PARAQITET nën dominimin e motit të kthjellët POR të ftohtë, pasi temperaturat e ajrit kanë pësuar rënie të ndjeshme si rezultat i masave të ftohta verilindore që kanë përfshirë të gjithë rajonin e Ballkanit. Pjesa e dyte e ditës do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta nëpër të gjithë republikën e MV KU më të theksuara vranësirat do të jenë në zonat veri-veriperëndimore POR mundësia për reshje është thuajse zero.

Rajoni dhe Europa

Zhvillimi i një qëndre të fuqishme ciklonare në Atlantikun verior do të sjellë reshje të dendura dëbore në formë orteku në Europën veriore dhe atë verilindore. Po ashtu, ishujt Britanikë dhe zona e alpeve paraqiten me reshje shiu e dëbore. Si pasojë e dy cikloneve të fuqishëm prej disa ditësh në brigjet e detit Egje do të vijojnë stuhitë e forta të erës dhe reshjeve të dendura të shiut NDERSA Moti i kthjellët POR i ftohtë do të mbizotërojë në gadishullin Iberik, Gadishullin e Ballkanit si edhe pjesërisht Europën Qëndrore.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re