Kujdes me qarkullimin në akset rrugore në zonat që janë përfshirë nga reshjet e borës, apo ngricat si pasojë e temperaturave të ulëta, deri në minus 11 gradë celsius.

ARRSH jep këtë informacion të fundit lidhur me situatën e akseve rrugore ne vend.

Njoftim:

Në Qarkun Korçë gjate natës reshjet e dëborës u ndërprenë.

👉Temperaturat kanë qenë të ulëta -11 gradë.

🚜Kompania e mirëmbajtes ka qenë në punë për pastrimin e rrugës dhe shpërndarjen e kripës.👨🔧

Qarkullimi bëhet pjesërisht me zinxhir – Qafa e Qarrit Korçë-Ersekë.

Kalimi në rrugën e Dardhës bëhet me zinxhir.

👉Në Veri qarkullohet pa probleme.

⚠️Rekomandohet përdorimi i zinxhirëve vetëm në km e fundit të aksit Ura e Cerenecit- Steblevë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re