Këtë të enjte, vendi do të jetë në ndikim të kushteve atmosferike të qendrueshme.

Moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësira kalimtare.

Mjegulla dhe mjegullina e mëngjesit përgjatë luginave të lumenjve do të bëhet përsëri e pranishme.

Era do të fryjë e lehtë me drejtim juglindje e veriperëndim ndërsa përgjatë bregdetit deri mesatare në mesditë.

Valëzimi në dete i forcës 2 ballë.

Temperaturat parashikohen: në zona malore 4 deri 18°C

në zona e ulëta 4 deri 23°C në zona bregdetare 10 deri 24°C

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re