Në këto temperatura të larta, Bashkia e Tiranës ju ka ardhur në ndihmë qytetarëve të saj.

 

Në rrugët kryesore të kryeqytetit janë vendosur stacione freskie që punojnë pa ndalim e që synojnë që tua lehtësojnë lëvizjen qytetarëve.

 

“Tirana Cooling Station. Vendndalimi i freskisë për qytetarët në këto ditë të nxehta vere, ku temperaturat janë të larta”, shkruan Veliaj.

Ndërkohë qytetarët e vlerësojnë këtë nismë, e cila i ndihmon që të përballojnë sadopak temperaturat e larta në pikun e verës.

 

Këto dhe zhvillimet e tjera në kryeqytet bën që qytetarët të pranojnë se sot Tirana është më afër standardeve të qyteteve europiane.

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re