Skip to content

Temperaturat e larta, inxhinierja Anira Gjoni në Panorama TV: E them me bindje që korriku i 2022-shit ka qenë më i nxehtë se ky vit! Dita e sotme dhe e enjtja do të arrijnë “kulmin”






Inxhinierja e Mjedisit në IGJEUM, Anira Gjoni, është shprehur se korriku i vitit 2022 ka qenë më i nxehtë se korriku i këtij viti.

Komentet Gjoni i bëri në emisionin “Log” në Panorama TV, ku tha se dita e sotme dhe dita e enjte janë ditët që temperaturat për këtë verë pritet të arrijnë kulmin.

“Është e tmerrshme si valë e të nxehtit sepse ashtu siç ju e thatë ka pasur temperatura rekord. Sipas parashikimeve të qendrës sonë, presim që gjatë të shtunës dhe të dielës të kemi një ulje temperaturash. Dita e sotme dhe e enjtja janë edhe ditët kulmimante që temperaturat pritet të shkojnë deri në 41 gradë celcius.

Tirana nuk i ka kaluar 38 gradë celcius gjatë këtyre ditëve. Ne kemi 4 zona klimatike dhe 13 nënzona klimatike. Kemi të dhëna shumë specifike për zona të caktuara. Kemi mikroklimat që ndikohen nga rrymat e ajrosjes, urbanizimi, gjelbërimi.

Këtë verë nuk presim të thyhen rekorde dhe të thyhen këto ekstreme. Nëse i referohemi të dhënave tona, mund të them me bindje se përgjatë vitit 2022 korriku ka qenë më i nxehtë se ky vit. Në korrikun e 2023 kemi 2 javë që kemi këto temperatura të larta”, është shprehur Gjoni.

“”