Drejtoresha e Zyrës Operacionale të MeteoAlb dhe meteorologia Lajda Porja është shprehur se temperaturat e larta që kanë përfshirë Europën do të vijojnë deri në fund të këtij muaji.

Komentet Porja i bëri përmes një interviste në Panorama TV, ku tha se këtë muaj pritet të thyhet edhe rekordi prej 48.8 gradësh që u shënua në vitin 2021 në Sirakuzë.

“Ne presim që kjo valë të përfundojë në fund të korrikut dhe është një nga valët më të egra në histori. Kjo është shkaktuar nga tejnxehja e menjëhershme në shtresat shumë të larta edhe për shkak të fenomenit të elninjos që kanë sjellë aktivizimin e një anti-cikloni të Afrikës.

Këtë muaj u thye edhe rekordi i temperaturës mesatare në rang global. Pritet që kjo valë të thyejë edhe rekordin 48.8 gradë e shënuar në gushtin e 2021 në sirakuzë. Tani vala e të nxehtit është spostuar kryesisht në Italinë jugore.

Edhe ditët deri në mesin e javës tjetër, pritet të thyhen rekorde me temperatura shumë të larta. Parashikohet që Shqipëria të mbetet jo më shumë se 43 gradë. Nuk besoj se do të thyhet rekordi i viteve 70-të prej 44 gradë celcius”, është shprehur Porja.

 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re