Rritet numri i fëmijëve të prekur nga virozat dhe infeksionet respiratore si pasojë e temperaturave të larta.

85- 100 fëmijë paraqiten mesatarisht çdo ditë në pediatrinë e Elbasanit , ndërsa mjekët thonë se simptomat më të shpeshta janë temperatura e lartë, diarre , ftohja dhe variçela . Megjithatë, edhe pse në periudhë verore, bluzat e bardha thonë se një numër i konsiderueshem e kanë të domosdoshëm shtrimin në spital.

Mjekja pediatre Irena Palloshi, sqaron se shtimi i fluksit vjen me rritjen  e temperaturave dhe qarkullimin e virozave të stinës.

“Ka pasur raste që kanë marrë mjekim ambulator dhe ka pasur raste edhe që janë shtruar. Aktualisht në kopësht dhe shkolla ka fëmijë me varicelën apo linë e dhënve. Është sëmundje që kalon vetë. Kryesorja është higjiena dhe fëmijët të mbahen nën monitorim. Aktualisht janë të shtruar në spital 28 fëmijë, deri në 80 fëmijë brënda 24 orëve, me temperaturë të lartë, barkë, të vjella”– u shpreh ajo.

Në shkollat e Elbasanit prej një muaji ka shpërthyer varicela ose e njohur ndryshe si “linja e dhenëve”. Mjekja pediatre i bën thirrje prindërve të mos shqetësohen pasi është një sëmundje virale që nëse trajtohet me kujdes nuk sjell komplikacione.

Mjekët këshillojnë prinderit të tregojnë kujdes të mos lejojnë ekspozimin e fëmijëve në orët e pikut , si dhe ti ushqejnë shëndetshëm.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re