Skip to content

Temperaturat ekstreme/ Policia në Morinë i vjen në ndihmë udhëtarëve duke shpërndarë ujë

WhatsApp Image 2023 07 20 at 7.26.08 PM 1

Prej disa ditësh vendi jonë është përfshirë nga një mot me temperatura ekstreme, të paregjistruara më parë.

Në pikën kufitare të Morinës, shërbimet e Policisë, gjatë ditës së sotme u kanë shpërndarë shishe uji drejtuesve të automjete dhe pasagjerëve, kryesisht fëmijëve të vegjël që prisnin në radhë për të kaluar kufirin.

WhatsApp Image 2023 07 20 at 7.26.08 PM WhatsApp Image 2023 07 20 at 7.26.07 PM 1 WhatsApp Image 2023 07 20 at 7.26.07 PM

Policia:

Morinë

Shërbimet e Policisë Kufitare Morinë, gjatë ditës së sotme, nisur nga temperaturat shumë të larta, kanë shpërndarë ujë për drejtuesit e automjeteve dhe për pasagjerët, kryesisht për fëmijët e vegjël.

Policia Kufitare e Morinës është e angazhuar maksimalisht për t’iu ofruar një shërbim sa më cilësor qytetarëve, vizitorëve dhe turistëve.