Sipas MeteoAlb: Pjesa më e madhe e vendit tonë do të paraqitet me kthjellime dhe vranësira kalimtare duke filluar nga orët e para të ditës.

Përjashtim bëjnë zonat malore përgjatë kufirit lindor ku vranësirat janë më të shpeshta.

Këto kushte atmosferike mbeten deri mëngjesin e së martës. Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes por nuk pësojnë ndryshime në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 12°C deri në 31°C.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 30 km/h kryesisht nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar në det dallgëzim 2 ballë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re