Skip to content

Temperaturat minimale deri në -7 gradë Celsius, parashikimi i motit për javën! Ja kur pritet të kthehen reshjet e shiut dhe dëborës

Vendi ynë gjatë javës do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme  e të ftohta për shkak të masave ajrore me origjinë veriore.

Ndërkohë reshjet e shiut dhe të dëborës pritet të rikthehen ditën e premte, ku vendi do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.

Mesditën e së premtes priten që reshjet të fitojnë territor dhe intensitet. Në veri reshje të shpejta shiu në formën e shtrëngatave hera-herës me intensitet mesatar shoqëruar me shkarkesa elektrike, ndërsa Alpe e verilindje reshje bore me intensitet të ulët në lartësinë mbi 1000 metra.

Për shkak të masave ajrore të ftohta e të thata vlen për tu theksuar dhe formimi e ngricave të forta përgjatë akseve rrugore në relievet malore në verilindje – juglindje.

Parashikimi i motit nga SHMU:

Për javën që presim, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme  e të ftohta për shkak të masave ajrore me origjinë veriore.

Dita e Hënë e Martë moti parashikohet i kthjellë me vranësira të pakëta kalimtare kryesisht në orët e mesditës.

Dita e Mërkurë e Enjte dominon mot i kthjellët si dhe alternime vranësirash kryesisht në relievet malore.

Ditën e Premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndruashme. Moti parashikohet me reshje shiu të herëpasherëshme me intensitet të ulët  në veri që në orët e para të ditës.

Në mesditë pritet që reshjet të fitojnë territor dhe intensitet. Në veri reshje të shpejta shiu në formën e shtrëngatave hera-herës me intensitet mesatar shoqëruar me shkarkesa elektrike. Në Alpe dhe në verilindje reshje bore me intensitet të ulët në lartësinë mbi 1000metra.

Për shkak të masave ajrore të ftohta e të thata vlen për tu theksuar dhe formimi e ngricave të forta përgjatë akseve rrugore në relievet malore në verilindje – juglindje.

“”