Vala e nxehtësisë ekstreme që ka përfshirë Evropën ka rrëzuar gjithë rekordet e mëparshme, prej se kur regjistorohen temperaturat.
Në Belgjikë, Holandë dhe Gjermani, temperaturat arritën deri në 40 gadë në rajone të caktuara, duke shkaktuar alarmim nga institutet meteorologjike.
Të mërkurën pasdite, shërbimi meteorologjik holandez tha se kishte regjistruar një temperaturë prej 39.3 ° C në Eindhoven, duke thyer një rekord kombëtar që ishte shënuar në gushtin e vitit 1944.
Por ky rekord u thye shpejt, të nesërmen, me një tjetër arritje, prej 41.7 ° C.
Shërbimi meteorologjik i Gjermanisë njoftoi rekordi prej se 41.5 ° C është regjistruar të enjten në qytetin veriperëndimor të Lingen, mdërsa më vonë u pretendua për 42.6 ° C, por që nuk u konfirmua.
Temperaturat priten gjithashtu të arrijnë pikën më të lartë ndonjëherë në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar, pasi dje kanë tejkaluar një rekord prej 38.5 ° C.