Shqiperia diten e sotme pritet të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash.

Por temperaturat do të zbresin dhe nën zero.

Në zonat malore në këtë fundjavë do të kemi edhe reshje bore.

Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë, ku do të variojë: në zonat malore, nga -2°C në 07°C, në zonat e ulëta nga 07ºC në 14°C dhe në zonat bregdetare nga 10°C në 17°C.

Era do të fryjë në drejtim Verilindor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 5 ballë.

Kosova sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të cilat do të sjellin mot me diell por që do ketë edhe reshje dëbore pothuajse në të gjithë territorin.

Temperaturat do të pësojnë një rënie të ndjeshme ku do të variojnë: në zonat malore nga -2°C në 05°C dhe në zonat e ulëta nga 00°C në 10°C.