Territori shqiptar deri në mesditë do të jetë në dominimin e kthjellimeve në ultësirën perëndimore, dhe kalime të pakta vranësirash do të ketë në zonat malore.

 

Ndërsa mesdita dhe pasditja do të shfaqin vranësirat në vend, ku në zonat e thella malore do të krijojnë dhe mundësi të pakta për momente me pika shiu.

 

Temperaturat e ajrit do të ulen lehtë në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 6°C deri në 25°C.

 

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 35 km/h kryesisht nga drejtimi Verior – Verilindor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 2 ballë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re