Yakutia, është rajoni më i ftohtë në botë.

Aty vendasit përballen me temperatura esktreme dhe këtë vit kanë shkuar deri në minus 59 gradë.

Nga eksperimentet e bëra nga shkencëtarët ka rezultuar se aty çdo gjë ngrin brenda pak sekondave, megjithatë banorët nuk e kanë aspak problem.

Madje, këtë vit ata ankohen për temperatura më të larta se zakonisht. Ata i vënë fajin ngrohjes globale dhe shprehen se kjo është një situatë shqetësuese.

Banorët lahen çdo ditë në liqen. Pavarësisht temperaturave, ata shprehen se kjo u bën mirë për shëndetin dhe tani janë mësuar.

 

 

 

 

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re