Skip to content

Temperaturat zbresin nën zero/ Ja si parashikohet moti për ditën e sotme

Këtë të mërkurë vendi yne do te jete në ndikim të kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshme.

 

Moti parashikohet të jetë me alternime vranësirash si dhe intervale kthjellimesh kryesisht në zonat bregetare dhe në qendër të vendit.

 

Reshjet e shiut pritet të jetë me intensitet të ulët të karakterit lokal kryesisht përgjatë relieveve malore. Në lartësin mbi 900 metra reshje bore me intenistet të ulët.

 

Era do te fryje me drejtim nga veri-verilindja me shpejtesi 2-8m/sek.

 

Valezimi ne detet Adriatik dhe Jon 1-2 balle

 

Temperaturat parashikohen

 

në zona malore -1 deri 12 °C

 

në zona e ulëta 2 deri 17°C

 

në zona bregdetare 6 deri 16°C