Çdo ditë në dyert e Klinës paraqiten pacientë me problem në mushkri apo edhe me temperaturë duke kërkuar të ekzaminohen specifikisht për problemet e tyre.

“Kemi një muaj që jemi të karantinuar skemi pasur asnjë problem kam vetëm temperaturë të lehtë”, është shprehur një ndër pacientet.

“Kam gati dy muaj që jam me temperaturë, kam marrë disa herë 127, por më ka thënë se s’ka nevojë pasi shenja kryesore është temperatura”, ka thënë një qytetare.

Burime nga stafi i Klinikës së specializuar për sëmundjet e mushkërive, në Tiranë flasin për një situatë paniku të personelit, ndërkohë që pas kryerjes së ekzaminimeve mjekësore nga drejtoresha e Kujdesit Shëndetësor, Mirela Cami ata i kanë kërkuar kësaj të fundit edhe një zgjidhje për problematikat që po hasin me pacientët ditët e fundit.

Aktualisht nga Task Forca e ngritur nga Ministria e Shëndetësisë për situatën me Covid-19 janë të konfirmuar tre përfaqsues mes të cilëve edhe Drejtori i Përgjithshëm i urgjencës, Skënder Brataj.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re