Skip to content

Temperaturë e dhimbje fyti? Shefi i urgjencës keshillon qytetaret: Si të kuroheni në kushte shtëpie

Në kohën kur Shqipëria është në shtetrrethim dhe lëvizjet nuk lejohen, shefi i urgjencës kombëtare, Skënder Brataj tregon të gjitha hapat që duhet të ndjekin qytetarët kur kanë simptoma si temperaturë, dhimbje fyti, vështirësi frymëmarrje dhe disa simptoma të tjera.

”Nëse qytetari do të ketë dhimbje fyti, këshillohet ”spraj propolis”
ose ”brufen” 400- 600 miligram të paktën për tre ditë, dy deri në tre
herë në ditë pas ushqimit. Një gjë tjetër shumë e rëndësishme është se
nëse personat do të kenë edhe të dridhura, do të thotë se do të rritet
temperatura dhe nuk këshillohet mbulimi me rroba apo batanije i tyre,
përkundrazi duhet të matet temperatura dhe të bëhet trajtimi i tyre me
antibiotik”,-tha Brataj për Report Tv.

Nga ana tjetër, ai thotë se nëse nuk ulet temperatura duhet të
përdorim kompresa me ujë të vakët në sqetulla, në qafë, në ballë për të
ulur temperaturën e brendshme të organizimit. Për më tepër, shefi i
urgjencës, këshillon që ”Në qoftë se qytetarët do të kenë diarre, pra
bark, atëherë përdorin ”Loperaminë” ose ”Fustopak”. Nëse do të kenë dy
ose tre dalje në banjë atëherë qytetarët duhet të marrin 2 kokrra
‘Loperaminë’ më pas nga një. Nëse do të kenë të vjella qytetarët duhet
të marrin ”Reglanë”, ”Demoprazolë”’.

Deklarata e plotë

Personat që kanë ardhur nga Italia dhe personat që e dinë se kanë
qenë të infektuar me COVID-19 nuk duhet të kërkojnë më tampona sepse nuk
ka më sens. Nëse këta persona kanë këtë histori udhëtimi apo kontakti
me persona të infektuar dhe kanë simptoma si temperaturë dhe do të
zgjasë më shumë se dy ditë më poshtë se 38.5 ju këshillohet që të marrin
paracetamol 500 deri në 1000 milgram sipas peshës. Kryesisht të
rriturit duhet të marrin 1000 miligram sepse ata ritelefonojnë sërish,
pasi janë të shqetësuar pasi nuk ju ulet temperatura.

Temperatura nuk ulet, pasi doza është e ulët. Prandaj janë të
këshilluar të marrin 1000 miligram. Nëse temperatura është mbi 38.5 janë
të këshilluar të marrin 400-600 miligram. Në qoftë se shfaqen simptoma
qytetarët duhet të marrin shurup për qetësimin e kollës. Të marrin si
terapi mbështetëse duhet të marrin vitaminë C dhe B, çaj, lëngje
frutash, ujë, ushqime të shëndetshme dhe mbi të gjitha fruta dhe perime.
Nëse qytetarët i kanë të avancuara simptomat, si vështirësi në
frymëmarrje, kur nuk mbushen dot me frymë, duhet të konsultohen me
mjekun e thirrjes për të marrë si terapi edhe antibiotik. Nëse problemet
me frymarrjen vështirësohen duhet të merret 127 për tu shoqëruar drejt
spitalit.

Nëse qytetari do të ketë dhimbje fyti, këshillohet ‘spraj propolis’
ose ‘brufen’ 400- 600 miligram të paktën për tre ditë, dy deri në tre
herë në ditë pas ushqimit. Një gjë tjetër shumë e rëndësishme është se
nëse personat do të kenë edhe të dridhura, do të thotë se do të rritet
temperatura dhe nuk këshillohet mbulimi me rroba apo batanije i tyre,
përkundrazi duhet të matet temperatura dhe të bëhet trajtimi i tyre me
antibiotik.

Nëse nuk ulet temperatura duhet të përdorim kompresa me ujë të vakët
në sqetulla, në qafë, në ballë për të ulur temperaturën e brendshme të
organizimit. Në qoftë se qytetarët do të kenë diarre, pra bark, atëherë
përdorin ‘Loperaminë’ ose ‘Fustopak’. Nëse do të kenë dy ose tre dalje
në banjë atëherë qytetarët duhet të marrin 2 kokrra ‘Loperaminë’ më pas
nga një. Nëse do të kenë të vjella qytetarët duhet të marrin ”Reglanë”,
”Demoprazolë”’.