Në kuadër të megaoperacionit “Tempulli 2” në qytetin e Vlorës janë vënë në pranga 32 persona.

Gjatë kontrolleve policia ka gjetur dhe sekuestruar, 503 kg kanabis, 3190 doza kokainë, 408 doza heroinë, 35 000 lekë, 400 euro, armë gjahu, një sasi municioni luftarak, 8 peshore eletronike, 12 automjet dhe 45 aparate celularë

Njoftimi i policisë:

Si rezultat i megaoperacionit mbarëkombëtar antidrogë të koduar “Tempulli 2”, janë vënë në pranga 32 shtetas.

Në kuadër të këtij megaoperacioni të zhvilluar ditën e sotme, janë ndaluar për veprën penale “Prodhim dhe shitja e lëndëve narkotike”, 11 shtetas.

Po në kuadër të këtij megaoperacioni të zhvilluar më herët, gjatë muajve dhjetor 2023 – janar 2024, në qarkun Vlorë janë vënë në pranga 21 shtetas, për veprën penale “Prodhim e shitje e lëndëve narkotike”.

Gjatë megaoperacionit “Tempulli 2”, janë sekuestruar:

* 503 kg kanabis, 3190 doza kokainë, 408 doza heroinë;

* 35 000 lekë, 400 euro;

* 2 armë gjahu, një sasi municioni luftarak, 8 peshore eletronike;

* 12 automjet dhe 45 aparate celularë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re