Policia ka sekuestruar një sasi të madhe parash, të cilat dyshohet se vinin nga shitja e lëndëve narkotike. Blutë e Kuçovës kanë vënë në pranga dy persona, të cilët merreshin me shitjen e lëndës narkotike në këtë qytet. Gjatë kontrollit të banesës së tyre janë sekuestruar para, elektroshok dhe 2 shkopinj metalik.

“Sekuestrohen 20 600 paund dhe 3 000 000 lekë, të dyshuar të përfituar nga veprimtaritë kriminale, si dhe një elektroshok dhe 2 shkopinj metalik”, njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko