Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka reaguar me anë të postimi në rrjetet sociale në lidhje me arrestimet e fundit dhe vendosjen para drejtësisë të dyshuarve për dhunë me bazë gjinore dhe dhunë seksuale ndaj të miturve.

Balla njofton se pesë persona janë venë para drejtësisë si të dyshuar për dhunë seksuale ndaj të miturve dhe po ashtu në kuadër të operacioneve “Tempulli” dhe “Sundimi i ligjit” janë vënë në pranga 15 persona.

Postimi i Ballës:

Përgëzime Policisë së Shtetit për vendosjen para drejtësisë së pesë personave të dyshuar për dhunë me bazë gjinore dhe dhunë seksuale ndaj të miturve. Gjithashtu falë operacioneve kombëtare “Tempulli” dhe “Sundimi i Ligjit” 15 persona të tjerë janë ndaluar për përfshirje në shpërndarjen e lëndëve narkotike dhe armëmbajtje pa leje.

 

 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re