Skip to content

“Tempulli”/ Gjykata lë në burg 11 të arrestuarit në Korçë (EMRAT)

Gjykata e Korçës ka lënë në burg pa afat 11 të ndaluarit vetëm pak ditë më parë në kuadër të operacioni “Tempulli”.

 

Pjesa më e madhe e tyre ka deklaruar se janë përdorues të lëndëve narkotike dhe sasinë e vogël që u është gjetur e kanë patur për përdorim vetjak ndërsa një pjesë e tyre nuk kanë pranuar akuzat e ngritura nga prokuroria.

 

Për prokurorinë ka prova të mjaftueshme që fajësojnë të 11 të ndaluarit për t’i mbajtur pas hekurave deri në përfundim të hetimit.

 

Një ditë më parë gjykata e Korçës ka lënë në burg pa afat edhe 10 të arrestuar të tjerë ndërkohë që 4 shtetas janë arrestuar pak ditë më parë për të njëjtën vepër penale. Policia ka bërë me dije se edhe 5 shtetas të tjerë janë në kërkim policor.

 

Urdhera ndalimi :

 

Leonard DervishllariDhimiter BuliEndrit AfesllariNaum CobaniErion BardhoAndrea BarmashiMarko ZikoKlavio PrishtinaDorian BeçkaArjan ZengoDenis Potgorija