Komisioni Europian, ka përshëndetur nga Ministeriali euro-ballkanik i Ministrave të Brendshëm nga BE-ja dhe rajoni, operacionin “Tempulli”, ku u arrestuan 233 persona si dhe u shkatërruan 23 grupe kriminale të përfshira në shpërndarjen e lëndëve narkotike.

Në një konferencë të përbashkët për shtyp, Johannes Luchner, zv.drejtor i Përgjithshëm i DG HOME, krahas ministrin Balla, ritheksoi luftën kundër krimit të organizuar.

Luchner, u shpreh se “lufta kundër krimit të organizuar është dhe do të vijojë të jetë përparësi për BE”, ndërsa ka theksuar më tej se “partnerët tanë në Ballkanin Perëndimor janë aleatë tejet të rëndësishëm në këtë fushë”.

“Gjatë Ministerialit, si unë dhe kolegë e mi përgëzuam Shqipërinë dhe të gjithë kolegët ministrin Balla për arritjet, sepse sigurisht është gjë e mirë që të jemi në një konferencë dhe ti diskutojmë këto çështje, por është akoma më mirë kur ne shohim rezultatet e punës që bëjmë.

Lufta kundër krimit të organizuar jo vetëm është por do të vijojë të jetë përparësi për BE, që do të thotë do të mbetet në qendër të programit politik të BE.

Partnerët tanë në Ballkanin Perëndimor janë aleatë tejet të rëndësishëm në fushën e zbatimit të ligjit kundër krim it të organizuar”, u shpreh përfaqësuesi i lartë i Komisionit Europian.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re