Skip to content

“Tempulli”, tetë në pranga/ Mes të arrestuareve për shpërndarje droge edhe dy adoleshentë

Në vazhdën e megaopeacionit “Tempulli”, tetë persona janë arrestuar në Tiranë për shpërndarje droge afër lokaleve të natës.

 

Mes tyre janë edhe dy adoleshente.

 

Policia bën me dije se gjatë kontrolleve fizike dhe të automjeteve të arrestuarve u janë sekuestruar rreth 160 doza kokainë, dhjetëra doza kanabisi dhe shuma parash të dyshuara të përfituara nga shitja e lëndëve narkotike.

 

Të arrestuarit pasi siguronin drogen e ndanin në doza te cilat me pas shisnin në afërsi të lokaleve të natës.