Partia Demokratike ka denoncuar 10 tendera te zhvilluar ne daten 18 prill te cilat qeveria I ka shpallur sekret. Numri dy i PD, Gazment Bardhi ka deklaruar se rruga me e re e qeverise per te abuzuar me parate e shqiptareve eshte klasifikimi sekret I tenderave qe lidhen me situaten e krijuar nga koronavirusi.

GAZMENT BARDHI

SEKRETAR I PERGJITHSHEM, PD

Është e paimagjinueshme që mes ketyre kontrateve sekrete janë dhe tenderat për blerjen e letrave higjenike me procedurë sekrete, letrat e duarve dhe kartopeceta.Jam i sigurtë që çdokush që po e dëgjon këtë tani nuk u beson veshëve. Por vendimi i qeverisë së Edi Ramës, i publikuar mbrëmë në fletoren zyrtare, nuk lë vend për asnjë hamendje.Letrat higjenike për të sëmurët me COVID dhe stafin mjekësor që kujdeset për ta janë shpallur sekret. Mjerim më të madh për një qeveri nuk mund të ketë. Ka arritur deri aty sa një procedurë që përdoret për interesin thelbësor të shtetit, atë të sigurisë kombëtare, e përdor për të mbuluar, me siguri, vjedhjen e radhës me tenderin sekret të letrave higjenike.

Sipas opozites klasifikimi sekret i ketyre tenderave eshte shkelje e ligjit dhe organi i akuzes duhet te vihet ne levizje.

Në emër të Partisë Demokratike, i bëj edhe njëherë thirrje prokurorisë që të dalë nga karantina, ku e mban prej vitesh kjo Qeveri. SPAK ka mjaftueshëm fakte të çojë para drejtësisë hajdutët e qeverisë që pasurohen si të babëzitur, kur shëndeti, jeta dhe mirëqënia e qytetarëve janë në rrezik.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re