Gjykata e Tiranës liron dy zyrtarët e ministrisë së Drejtësisë të përfshirë me skandalin e tenderave. Për drejtorin Ekonomik Aurel Lamçe dhe specialistin e IT Arlind Alikajn është ndryshuar masa e sigurisë nga arrest me burg në arrest shtëpie.

Gjykata ka vendosur “arrest shtëpie” edhe për Juliana Hoxhën, ish sekretaren e Përgjithshme në MD. Gjithashtu gjykata ka lënë në fuqi masën “arrest me burg” për specialistin tjetër të IT Lusien Ali, i shpallur në kërkim.

Sipas prokurorisë hetimet janë shtrirë në 5 tendera si: Mirembajtja dhe mbikqyrja e sistemit ICMIS ne 7 Gjykatat Administrative, Përmiresimi i sistemit të mbikqyrjes elektronike në fushën penale, Përmirësimi, Zhvillimi dhe Mirembajtja e Regjistrit Noterial Shqiptar, Sistemi i Monitorimit me kamera për burgun e Lezhës dhe Fushë Krujës, Përmirësimi dhe mirëmbajtja e sistemit elektronik te çështjeve të përmbarimit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re