Deputetja e Partisë së Lirisë Monika Kryemadhi nga Fieri gjatë prezantimit të kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” Edvar Kodheli, u bëri thirrje qytetarëve që më 14 maj të votojnë kundër regjimit, duke theksuar se ka ardhur koha t’i thonë stop korrupsionit të ‘Rilindjes’.

“Mos ndaloni asnjë minutë, secili nga ju të flasë me qytetarë e familjarë që vota e tyre në kutinë e votimit të jetë për “Bashkë Fitojmë”.

Dëgjojmë që thonë Fieri është i majtë. Jo Fieri nuk është i majtë. Fieri në 14 maj të votojë “Bashkë Fitojmë”.  Janë bërë tendera pa fund për ujësjellësin e Fierit dhe sot vuan për ujë”, ka thënë Kryemadhi gjatë këtij takimi.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re