Evazioni fiskal, prokurorimet publike dhe E-Albania do të “preken” nga inteligjenca artificiale. Kryesocialisti, Edi Rama bëri me dije se çdo i moshuar apo person me aftësi të veçanta do të asistohet në veprimet e tyre në E-Albania nga një “shërbëtor”, për të thjeshtëzuar përdorimin e këtij aplikacioni.

 

Por, sipas tij, tenderat do të “digjitalizohen”, pasi fituesit e fondeve publike do të zgjidhen përmes sistemit. Sipas Ramës, kjo do të evitojë korrupsionin dhe ndërhyrjet për të fituar tendera nga subjekte të ndryshme.

 

“Ne po punojmë do ti çojmë parlamentit një projekt të ri për futjen e inteligjencës artificiale në prokurime, por ambicia është që brenda këtij mandati ne të prezantojmë sistemin e prokurimeve me inteligjencë artificiale që do të thotë faktikisht se do të prokurohet pa letra. Të gjithë konkurrentet nuk do të kenë asnjë kontakt me asnjë komisione dhe çdo kush që mund të jetë më sipër nuk do mund ta influencojë tenderin.

 

Të gjitha të dhënat e cdo kompanie do merren nga IA dhe jo nga kompania., Kompania thjesht do sjellë projektin, do japë çmimin dhe do presë rezultatin. Asgjë tjetër. Kjo do jetë transparente për të gjithë. IA do bëjë të gjithë pastrimin e procedurave”, tha Rama.

 

Po ashtu, do të digjitalizohen edhe transaksionet të çdo lloj niveli.//

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re