Skip to content

Tenderi i ujësjellësit/ Kalon për gjykim dosja e Lefter Allës dhe 12 të pandehurve të tjerë

Gjykata e Posaçme ka pranuar kërkesën e Prokurorisë për kalimin në gjykim të dosjes së ish-kryebashkiakut të Bulqizës, Lefter Alla, si dhe 12 të akuzuarve të tjerë.

 

Në këtë mënyrë gjykata rrëzoi kërkesën e Allës për pushimin e çështjes.

 

Ish kryebashkiaku i Bulqizës akuzohet për shkelje të barazisë në tendera dhe për shpërdorim detyre, ku bëhet fjalë për një tender me vlerë 3 milionë euro.