Skip to content

Tenderi i uniformave të policisë, ndalohen 9 zyrtarë dhe ish-zyrtarë të Ministrisë së Brendshme

Tenderi i uniformave, 9 zyrtare dhe ish-zyrtarë janë ndaluar, pasi prej muajsh ishin nën hetim nga SPAK. Mësohet se zyrtarët dhe ish-zyrtarët e kësaj ministrie janë vënë nën hetim për shkelje të barazisë me tendera dhe prokurime publike.

Konkretisht bëhet fjalë për tenderat e unifromave të Policisë së Shtetit.

Operacioni është në vijim e sipër. Nën hetim  për disa muaj kanë qenë  Edlira Naqellari, Kreshnik Bejkaj, Ani Omuri, Klevis Hasani, Anisa Bogdani, Flutura Çekrezi, Fatmir Demneri, Gëzim Mingaj dhe Mariglen Buzali./ABCNEWS/