Kreu i PD, Lulzim Basha në intervistën për RTV Ora foli edhe për tenderin për ushqimet me vlerë 15 mln euro.

Pyetja që Basha ngre është p se ky tender nuk u negociua me një nga 35 mije kompanitë që e ofrojnë këtë shërbim, por shkuan deri në Maqedoni.

Lulzim Basha: Ne kemi thënë që nga 35 mijë kompani që e ofrojnë këtë shërbim në Shqipëri u zgjodh një kompani në Maqedoni që deri para 6 ditësh merresh me ndërtim dhe kompjutera dhe administratori i kësaj kompanie ka edhe një kompani bastesh. Pyetja jonë ishte pse nga 35 mije kompani që ofrojnë këtë shërbim, pse nuk negociuan me njërën prej tyre, por shkuan deri në Maqedoni për t’ia dhënë një kompanie që 6 ditë para tenderit merrej me ndërtim, kompjutera dhe administratori merret dhe me baste? Kjo është pyetja.

Basha tha se nuk janë shprehur kundër nevojës për të vepruar shpejt, por nga fakti që është zgjedhur një kompani në Maqedoni.

Lulzim Basha: Tenderi i viti 2010 u mor nga një person që kishte kontrata të ngjashme dhe merrej me atë aktivitet. Në fakt personi ka qenë kandidat i PS për komunën Shëngjergj, Nexhmendin Balla. Pra PD zgjidhi një kompani që kishte kontrata të ngjashme dhe ia dha asaj kompanie në Shqipëri për të administruar një situatë të ngjashme. Pra nuk kemi kontestuar nevojën për të vepruar shpejt. Ne pyesim që si ka mundësi që nga 35 mije kompani që merren në Shqipëri, iu vu gishti një kompanie në Maqedoni e cila merrej me kompjutera dhe ndërtim.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re