Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar vuri në pranga 8 zyrtarë të Bashkisë Bulqizë, mes tyre edhe kryebashkiakun Lefter Alla dhe zv/kryetaren Enkelejda Lleshi.

Në mesin e të prangosurve vihet re që janë 4 persona në pozicionin e Drejtorit si dhe Sekretari i Përgjithshëm i Bashkisë Bulqizë.

 

Aksioni për arrestimin e tyre ka nisur që mbrëmjen e kaluar, ndërsa SPAK njoftoi aksionin vetëm ditën e sotme.

 

Sipas SPAK bëhet fjalë për një tender ndërtimi ujesjellësi dhe rehabilitimi i ujërave të zeza të lagjes së vjetër të qytetit të Bulqizës me vlerë afro 3 milion euro.

 

Dyshohet se lLfter Alla ka favorizuar marrjen e tenderit nga shoku i tij Aqif Konesha.

 

Në pranga kanë rënë:

 

Lefter Alla – Kryetar i Bashkisë Bulqizë

 

Enkeleda Lleshi – Zv/kryetare e Bashkise Bulqize

 

Erion Isaku – Drejtor i Urbanistikës

 

Kujtim Zogu – Drejtor i Mbrojtjes Civile

 

Rubin Kola – Inxhinier urbanistike

 

Denis Xholi – Ish-Drejtor Juridik

 

Leonard Daçi – Sekretar i Përgjithshëm

 

Arsen Gjoka – Drejtor i NJVKSH Bulqizë

 

Po ashtu në pranga kanë rënë edhe administratorët e firmave fituese të tenderit.

 

Aqif Konesha (i afërm i kryebashkiakut Lefter Alla)

 

Rasim Daci

 

Dalo Gazidedja

 

Ana Nishku (arrest shtëpie)

 

Kastriot Ibrahimi (arrest shtëpie)

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re