Tomori nuk ia del në Cërrik dhe një javë para fundit të kampionatit zbret një kategori më poshtë. Një moment negativ për futbollin e një qyteti me traditë. Tomori luante vetëm për një rezultat në këtë sfidë dhe rikthimi në stol i teknikut Santiliano Dule pritej, si një ogur i mirë për beratasit por asgjë nuk shkoj kështu.

Tomori e nis më mirë ndeshjen dhe sheh më shumë nga porta e vendasve dhe aksionet e para i krijon nëpërmjet goditjeve standarte. Ishin Sharavolli dhe Koleci që kanë provuar me goditje të forta por në asnjë rast nuk ka pasur rezultatin e duhur. Por në një goditje standarte Tomori pretendon edhe një 11 metërsh për një prekje me dorë në zonën e Turbinës por nuk ishte e tillë për gjyqtarin Beqiri. Minuta e 17’ shënon tentativën e parë të vendasve me një goditje të devijuar të kapitenit Roshi. Është Fabio Hasa ai që shënon golin e parë me një goditje të saktë brenda zone dhe për një moment beratasit humbasin ritmin dhe sërish Hasa ka shansin për të dyfishuar por goditja e tij me kokë pritet nga Kaloshi. Por goli i dytë i cërrikasve do të vij në fundin e kësaj pjese pas një devijimi të pafat të kapitenit Paja në portën e vet. Tomori pretendon një tjetër 11 metërsh këtë herë për një ndërhyrje ndaj Drabos por sërish për gjyqtarin gjithccka është e rregullt. Përpara mbylljes së fraksionit të lojës për shkak të sharjeve në kor të tifozerisë vendase gjyqtari ndërpret lojën dhe i kërkon Roshit të qetësojë tifozerinë e tij.

Por shpresat e Tomorit për një përmbysje shuhen në fillimin e të dytës pas një goli të shënuar nga mesfushori Bërdufi. Ndërkohë tensioni në shkallët e tensionit në shkallët e stadiumit me delegatin Uvil Zajmi që kërkon hyrjen e forcave të policisë në tribunën e tifozëve të Tomorit ndërsa loja ndërpritet sërish për disa minuta. Madje ka edhe përplasje mes tifozëve të Tomorit dhe policisë në stadium. Por me rifillimin e lojës Turbina ka mundësi të shënoj sërish dhe me beratasit që e kanë humbur toruan. Sallaku, Hasa, Zeneli kanë mundësi të mira për të shënuar edhe golin e katërt por gabojnë në finalizimet e tyre. Ndërsa Tomori ndizet vetëm në 10 minutat e fundit, fillimisht me një tentativë të Sharavollit. Mesfushori Koleci shënon edhe golin e nderit për Tomorit me një goditje nga brenda zone por që u vlen beratasve vetëm për statistika. Pas golit të Tomorit ka sërish tension këtë herë mes tifozëve vendas dhe sharjet e tyre ndaj futbollistëve të Tomorit. Do të jetë sërish Koleci që do të provoj me një tjetër goditje të fortë nga jashtë zone por këtë herë topi kalon pak mbi portë. Në fund ka kohë edhe për një penallti për cërrikasit që e kthen në gol kapiteni i tyre dhe ish futbollisti i Tomorit, Klevis Roshi.

Kështu mbyllet ndeshja me Turbinën që do të luaj shpëtimin direkt në sfidën e fundit ndaj Elbasanit ndërsa Tomori tani është në Kategorinë e Dytë dhe sfida e fundit në shtëpi ndaj Pogradecit vlen vetëm për statistika./Berati.TV

Kategoria e Parë

Turbina 4-1 Tomori

Shënues: Hasa 30’, Paja 40’(a), Bërdufi 55’, Roshi 91’(pen)/ Koleci 83’

Turbina: Hasanbelli, Belliu, Gazheli, Xhelili, Peqini, Bërdufi, CCutra, Gjeci, Roshi, Sallaku(Zeneli 70’), Hasa. Tr. S. Bardhi

Tomori: Kaloshi, Mersini, Beci, Shaqe, Paja, Duka(Hadaj 74’), Gjonaj, Koleci, Kumani(Mahmutaj 55’), Drabo(Lirëza 74’), Sharavolli. Tr. S. Dule

Kartonë të verdhë: Peqini, Gazheli/ Drabo, Beci, Koleci, Mahmutaj, Hadaj, Kaloshi

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re