Disa nga mbështetësit e opozitës po grumbullohen para bashkisë Devoll në mbështetje të  ish kreut të bashkisë, Bledion Nallbati, i cili mbërriti në bashki për të nisur punën.

Ndërkohë, kreu i ri i bashkisë Duro, ndodhet në zyrë prej orës 06: 30 të mëngjesit të sotëm.

Nallbati shprehet se: “Bashkia u dhunua në prezencë të deputetëve dhe prefektit të Korçës. Brenda bashkisë ka forca speciale. Unë jam kryetari i ligjshëm i bashkisë,i zgjedhur nga 59 përqind e qytetarëve. Do jem këtu çdo ditë,24 orë në ditë. Do të vazhdoj t’u shërbej qytetarëve. Bashkia është pushtuar. Nuk di ç’ka ndodhur me dokumentacionin që ndodhet në zyra. Administrata nuk mund të hyjë në bashki dhe të nisë punën nën terrorin e policisë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re