Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Është shoqëruar me tensione dhe të qara në Gjykatën e Posaçme, seanca e Ilir Selmanit dhe Elvis Gaçit, të dyshuar si të përfshirë në vrasjen e ish-policit Santiago Malkos, në 27 gushtë të 2019.

Prokuroria kishte kërkuar që të merreshin deklarimet e të bashkëpandehurit në këtë proces Blendi Teta, i dënuar me 25 vite burg po për këtë ngjarje.

Në sallë ishin të pranishëm nëna dhe motra e 28-vjeçarit Malko.

Bukurie Malko ju drejtua Tetës me fjalët ‘Maskara më vrave djalin’, ndërsa situata u tensionua dhe u desh nderhyrja e gjyqtares Atalanta Zeqiri për ta qetësuar.

Pas legjitimimit të palëve, Blendit Teta theksoi para gjykatës se ” nuk dëshiroj që të jap deklarime, u qëndroj atyre thenieve që kam dhënë në 19.7.2021 kur kam folur para gjykatës në prcesin tim.  Nuk dua që deklarimet të lexohen pa praninë e avokatit tim, sepse nuk duhet të merren për bazë ato deklarime të dhënë në Drejtorin e Policise Tiranë sepse i kanë bërë siç iu deshi qefi. Po ashtu kam një kërkesë të merret në mbrojte gruaja ime dhe fëmijët e mi sepse janë kërcënuar vazhdimisht dhe po kërcënohen nga zonja dhe banda mbrapa saj”.

 

Kjo fjali e thënë nga Blendi Teta ka bërë që motra e Santiago Malkos të shpërthente në lot duke i kërkuar llogari se fëmijët e vëllait të saj të vdekur se ku ishin, ajo u ngrit në këmbë duke bërtitur dhe fyer Tetën çka bëri që policia e burgjeve ta nxirrte me forcë nga salla e gjyqit në mënyrë që të vijonte seanca normalisht.

 

Prokuroria kërkoi që të lexohen deklarimet e dhëna në fazën paraprake por kërkesa u kundërshtua nga mbrojta e Ilir Selmanit. Turpa gjykuese u tërhoq për vendim në dhomën e këshillimit dhe vendosi të pranonte kërkesën e Blendit Tetës për tu larguar nga salla e gjyqit dhe të rrëzonte kërkesën e prokurorit për të lexuar thëniet e Blendi Tetës.

 

Ilir Selmani nuk ishte i pranishëm në seancë ndërkohë që prokuroria kërkon në seancën  e radhës që të merren deklarimet e tij në lidhje me këtë ngjarje.

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë