Janë shënuar tensionet e para gjatë seancës parlamentare.

Teksa në foltore ishte duke folur ministrja Ogerta Manastirliu, drejt saj ka shkuar Lulzim Basha.

Kjo ka bërë që forcat e sigurisë të ndërhyjë për të penguar kryedemokratin.

“E keni kthyer vdekjen në refren. Keni 8 muaj që hidhni vallen e vdekjes. Akuzat shterpë nuk mund të jenë fakte, sikurse shifrat nuk mund të jenë opinione. Shqipëria ia ka dalë ndërkombëtarisht të fitojë betejat e vështira. Loja me të vdekurit është një avaz i vjetër i kësaj politike shterpë, pa din e iman. Studioni më shumë për fatalitetet dhe mos fërkoni barkun. Të bashkohemi të gjithë së bashku që këtë betejë ta përballojmë siç duhet”, tha Manastirliu ç’ka ka irrituar kryedemokratin Basha.

Ai është çuar fillimisht nga vendi duke i përsëritur akuzat si dhe i kërkuar kryetares së parlamentit të zbatojë procedurën.(TemA)

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re