Një grup të rinjsh serb kanë detyruar ditën e sotme kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe Presidenten në Detyrë, Vjosa Osmanin të ndërpresin një vizitë që tentuan të bëjnë ditën e sotme në Mitrovicën e Veriut, shkruan Gazeta Express.

Ata kanë ecur në këmbë përmes urës dhe kanë dalë në veri. Kjo ka bërë që të ketë forca të shumta të Policisë nëpër rrugë, sidomos tek Ura e Ibrit, në mënyrë që të shmangej ndonjë incident i mundshëm.

Raportohet se dhjetëra serbë u shfaqen aty duke brohoritur dhe e ndërprenë vizitën e dy politikanëve kosovarë. Në shoqërinë e Kurti dhe Osmanit shihen edhe kandidatët për deputetë nga lista e përbashkët

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re