Mbledhja e së shtunës e Këshillit Politik për reformën zgjedhore është shoqëruar me tensione të forta politike. Ballafaqimi mes PS-së dhe PD-së dhe LSI pritej i fortë, pasi opozita kishte dalë kundër deklaratave të kryeministrit Edi Rama për mos pranimin e kushteve të tyre për reformën zgjedhore.
Përfaqësuesi i PD-së, Oerd Bylykbashi pas mbledhjes disa orëshe deklaroi për mediat se ka pasur debate të ashpra mes përfaqësuesin socialist. Ai theksoi se Gjiknuri u tërhoq nga qëndrimet e mbajtura një ditë më parë nga Rama dhe kjo i hap mundësi që palët të rinisin diskutimet për çështjet e reformës.
“Kushtet e opozitës janë në tryezë ato jo vetëm që garanton qeveri tranzitore, dhe se ato nuk do të kenë mundësinë që Rama të marrë Kolegjin Zgjedhor, dhe administratën e politizuar zgjedhore. Në debatin që bënë mazhoranca u tërhoq e kjo i jep mundësi që të nisin sërish diskutimet. Opozita nuk heq dorë nga kërkesat e saj pasi janë si garanci për një proces zgjedhor të padiskutueshëm. Mazhoranca u tërhoq nga ai provokim i Edi Ramës, që dukej qartë se ishte një tentativë për të minuar procesin e reformës zgjedhore”, tha Bylykbashi.
Për demokratin se opozita nuk mund të pranojnë që administrata zgjedhore të jetë me një person të emëruar politikisht dhe që Kolegji Zgjedhor të jenë persona të emëruar prej qeverisë dhe që vendimet e Kolegjit të mos kenë mundësi ankimimi.
Por negociatori socialist Gjiknuri ka bërë të ditur mbi për çështje që propozon opozita kërkojnë ndryshimet e Kushetutës, duke lënë të nënkuptojë se nuk e ka një tagërt të tillë të negociojë. Madje ai sugjeroj që për këto çështje të ketë një takim mes dy liderëve kryesorë të politikës shqiptare, Ramës dhe Bashës.
“Nuk ka pse deklaratat politike, nuk mund të përdoren si sebepe për të ikur nga tavolina, palët riangazhuan vetveten për të qëndruar në tavolinë. Negociatorët nuk kanë pse të jenë në presionin e deklaratave politike. Vendimet politike, unë nuk jam aty që të bëj romanin tim, jemi parti politike, por kemi mandat të plotë për të negociuar, duhet të punojmë. Ka një formë tjetër, e ka thënë edhe Rama nëse për çështje serioze, Rama e ka thënë se është gati të ulet me Bashën në tavolinë. Ne vendosëm që ekspertët të vijojnë punën që nesër. Besoj që mbledhja e radhës do të zhvillohet ditën e hënë në orën 10:00”, deklaroi Gjiknuri.
Sipas tij, “ekspertët paraqitën një numër propozimesh që janë punuar, kuptohet me 2-3 dallime, shpresojmë që në mbledhjen e radhës t’u japim zgjidhje disa çështjes, si kuota gjinore, policia, roli i prokurorisë, disa ligje për drejtësinë penale, pjesë e kërkesave që ka ngritur opozita”.
“Për sistemin zgjedhor, ekspertët bënë një ekspoze, të gjitha propozimet për sistemin që kanë paraqitur palët prekin Kushtetutën dhe do trajtuar më tej dhe do të dojë kohën e nevojshme. Në mbledhjen e radhës ramë dakord të zgjidhim pikat e mbetura. Kemi marrë raportin për financimet nga Këshilli i Europës. Në fund do të lëmë çështjet themelore, si administrimi, kolegji zgjedhor, u mirëkuptuam që debati të vijojë duke ruajtur principet. Kryeministri i është referuar parimit, rekomandimi i OSBE ka qenë i hershëm, depolitizim”, theksoi Gjiknuri.
Ndërsa mësohet se në këto diskutime do të përfshihen online edhe ekspertët e ODIHR për të diskutuar mbi çështjet që ndajnë palët për reformën zgjedhore.
