Skip to content

Tensione dhe përplasje në protestën në Rrjoll të Velipojës/ “Ujë, ujë!”, ja momenti kur një nga banorët humb ndjenjat (VIDEO)

aec457d1 793c 4d28 965b 00bc02a5e0b9

Pamjet që shihni tregojnë momentin kur një prej protestuesve në Rrjoll të Velipojës humb ndjenjat gjatë protestës që banorët e fshatit bënë sot kundër ndërtimit të një resorti luksoz në zonë.

Teksa protestuesit përplaseshin me policinë, njëri prej tyre humbi ndjenjat dhe përfundoi i shtrirë përtokë.

Në pamje dëgjohen protestuesit që bërtasin dh kërkojnë ujë. “Ujë, ujë…ujë”, dëgjohen teksa thonë banorët, ndërkohë që disa të tjerë vijojnë përplasjen me policinë.