Skip to content

Tensione jashtë Kuvendit/ Garda gardh tek dera e Parlamentit, nuk lejohen deputetët e opozitës të futen brenda

Garda e Republikës është vendisur “gardh” tek dera e Parlamentit dhe nuk ka lejuar deputetët e opozitës të futen brenda.

“Hapni derën, lejoni të futen brenda ata që nuk janë të përjashtuar”, thonë deputetët.

“Hapeni derën të kaloj sepse nuk jam i përjashtuar”, i drejtohet Saimir Korreshi.

Ndërsa të tjerët dëgjohen duke thënë: “Republikë private e Lindës është kjo”, “Ec, hapu”, “E keni kthyer në burg”.

Momentet janë shoqëruar me tensione mes deputetëve dhe punonjëve të gardës, ku ka pasur edhe përplasje fizike mes tyre.

7 deputetë të opozitës janë përjashtuar nga Komisariati i Etikës pas kaosit në seancën e miratimit të Buxhetit 2024.

Më kërkesë të mazhorancës, janë përjashtuar deputetët Ervin Salianji, Lefter Gështnja, Bledion Nallbati, Asllan Dogjani, Isuf Çelaj, Luan Baçi dhe Xhelal Mziu.

“”