Një avion luftarak rus është përplasur me një dron amerikan mbi Detin e Zi, duke detyruar SHBA-në të rrëzojë avionin e saj pa pilot, thotë ushtria amerikane.

 

 

Sipas autoriteteve droni ishte në një mision rutinë në hapësirën ajrore ndërkombëtare kur dy avionë rusë u përpoqën ta kapnin atë, raporton BBC.

 

“Akti i pasigurt dhe joprofesional i rusëve për pak sa nuk shkaktoi rrëzimin e një prej avionëve luftarakë dhe dronit. Forcat e SHBA-së dhe aleatëve do të vazhdojnë të operojnë në zonë” , shtoi komanda evropiane e SHBA. 

 

Ky incident mund të shkaktojë probleme diplomatike mes dy vendeve, teksa tensionet vijnë në rritje për shkak të agresionit rus në Ukrainë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko