
Një banor i fshatit Nivicë ka denoncuar në FaxNews shoqërimin e padrejtë në komisariat, pasi u ndalua duke pastruar mbeturinat në Gjirinë e Kakomesë.
Banori shprehet i revoltuar dhe thekson se u arrestua vetëm se po pastronte mbeturinat që kishte lënë kompania që shfrytëzon Gjirin e Kakomesë.
Ai thekson se policia në vend të arrestojë ata të cilët kanë zaptuar plazhin publik, arreston ata të cilët e pastrojnë.
“Sot erdhi policia dhe FNSH-ja në gjirin e Kakomesë. Unë aty ndodhesha për të pastruar mbeturinat që ka lënë ajo firma e oligarkisë, me Genc Sulon në krye. Këta zotërinjtë kanë mbi 3 vjet që po punojnë aty, po nxjerrin mbi 250 mijë euro të thata. Marrin 50 euro për çadër dhe hyrjen e kanë 20 euro për makinat luksoze, Ramge Rover dhe më e pakta që njerëzit paguajnë është 10 euro.
Unë shkova në Gjirin e Kakomesë për të pastruar mbeturinat që lanë ata. I mori i mblodha mbeturinat dhe ata erdhën dhe më thanë mos shko aty. Në vend të zbatojnë ligjin dhe të arrestojnë ata që kanë zaptuar tokën, më marrin mua që shkova të pastroja një plazh publik.
Policat ishin në rregull, tani më lëshuan”, tha banori.
Kujtojmë që banorët e fshatit Nivicë, akuzojnë për zaptimin e tokave të tyre të trashëguara në gjirinë e Kakomesë, kompani oligarkike të lidhura me pushtetin qeverisës.
në Facebook, klikoni Join Group
…
/faxweb
