Skip to content

Tensione në Komisionin për Çështjet Europiane, deputetët e opozitës i bien tavolinës! Nuk lejojnë zhvillimin e punimeve

tensiione komoision

Edhe sot punimet në Komisionet Parlamentare janë shoqëruar me debate dhe tensione të ashpra mes mazhorancës dhe opozitës.

Deputetët demokratë nuk kanë lejuar zhvillim normal të punimeve, duke i rënë me tavolinës me duar.

Kjo situate e ka detyruar kryetren e Komiosionit, Etilda Gjonaj që të mbyllë komisionin.

Edhe ne kete Komision, deputetet e opozitës kanë ndjekur të njëjtin skenar si me komisione të tjera që janë zhvilluar në javët e fundit.

Opozita ka bërë të ditur se nuk do të lejojë që punimet në Kuvendin e Shqipërisë të zhvillohen normalisht derisa të plotësohen tre kërkesat e tyre.

Ata thonë se opozitës i janë shkelur të drejtat kushtetuese, duke mos lejuar ngritjen e komisionit hetimor, përzgjedhjen e bashkëkryetarit të reformës zgjedhore, si dhe kërkojnë gjithashtu që mos ndërhyhet në punët e brendshme të PD.

 

 

“”