Seanca e sotme plenare u shoqërua me tensione për shkak të kohës së dhënë për deputetët e opozitës në mocionin me debat për Integrimin Europian.

 

Kjo pasi liderit demokrat Sali Berisha dhe deputetëve mbështetës së tij u ishte vendosur në dispozicion nga ana e Kuvendit 2 minuta kohë. Ndërsa grupi i Alibeajt kishte 5 minuta.

 

Deputetët demokratë kërkuan më shumë kohë por nënkryetarja e Kuvendit Ermonela Felaj i njoftoi se ata nuk kanë grup parlamentar e për këtë arsye nuk mund të kenë më shumë kohë.

 

Reagimi i Berishës dhe deputetëve të tij ishte i menjëhershëm., duke bllokuar foltoren. Edhe pse Felja ndërpreu seancën, Berisha vijoi fjalimin në rrjetet sociale.

 

Këto janë të vërtetat, fikeni sa të doni mikrofonin, por ja që është mrekullia e FB, që më lejon mua dhe çdo deputet të komunikojë me zgjedhësit dhe ndërkombëtarët.Keni frikë nga parlamenti, ja ikën, iku investitorja strategjike.

 

Berisha akuzoi qeverinë se po përgatit të njëjtin skenar si me inceneratoret edhe për portin e Durrësit.

 

 Këta diskutojnë për Europën me hijen e tmerrshme të djegësave, me hijen e tmerrshme që po përgatisin me portin e Durrësit.

Sot me Europën nuk kanë asnjë lidhje.

Sot, Taulant Sharra, flet në emër të vasalit të Vuçiçit.

E vërteta është se Edi Rama është avokati numër një i Vuçiçit.

Të gjitha këto e kanë detyruar opozitën të thërrasë popullin, të flasë në këtë parlament. Ky parlament nuk duhet të ekzistojë më, ky parlament duhet të marrë fund.

 

Kreu demokrat paralajmëroi të tjera protesta, pasi sipas tij me hajdutët në qeveri vendi nuk mund të ketë stabilitet.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re