Deputetja Albana Vokshi është larguar e para nga mbledhja e grupit parlamentar të PD-së. Vokshi tha se kryetari nuk u ka lënë mundësi të debatonin duke mbyllur mbledhjen.

“Kryetari nuk na dha mundësi të debatonim, mbylli mbledhjen. Distancohem nga deklaratat e Bashës një ditë më parë, nuk përfaqësojnë Partinë Demokratike”, është shprehur Vokshi për mediat.

Kujtojmë këtu se dje, Lulzim Basha i është përgjigjur akuzave të ish-kryeministrit Sali Berisha me një deklaratë të fortë duke thënë se koha e tij ka mbaruar dhe se nuk do të lejojë askënd që të përdorë PD-në dhe forumet e saj për interesat personale të ish-kryeministrit.

Më tej Basha ka komentuar dhe “Foltoret” e Berishës për të cilën u shpreh se ato janë kthyer në një tub oksigjeni për regjimin e Edi Ramës, të cilin ai synon ta shkëpusë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re