Skip to content

Tensione në mbledhjen për zgjedhjen e kryetarit të përkohshëm të Bashkisë Himarë, Blendi Klosi dhe prefekti Vangjel Tavo largohen nga salla

Sekretari i Përgjithshëm i PS, Blendi Klosi dhe prefekti Vangjel Tavo janë larguar nga salla ku po zhvillohej mbledhja për zgjedhjen e kryetarit të përkohshëm të Bashkisë Himarë.

Klosi dhe Tavo dolën jashtë sallës pas tensioneve të krijuara në ambientet e Këshillit Bashkiak të Himarës ku futën edhe qytetarët, që kërkuan largimin e tyre nga mbledhja.

“Tavo të dalë jashtë, nuk e do populli himariot”, dëgjohen qyetetarët duke thënë.

Brenda sallës ndodhen edhe efektivë policie për të shtensionuar situatën.

Ndërkohë Këshilli Bashkiak i Himarës do të  vendosë me votë se cili prej dy nënkryetarëve, Pervin Gjikuria apo Blerina Bala do të drejtojë bashkinë Himarë deri në zgjedhjet e reja.

Përpos Jorgo Goros, në burg ndodhet edhe Fredi Beleri, kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, i dënuar me 2 vite burg pasi u kap duke blerë votat para zgjedhjeve vendore të 14 majit.

Pas dorëheqjes së Jorgo Goros nga posti kryebashkiakut në detyrë të Himarës, vendi ka mbetur vakant dhe pa drejtues.

“”