Ushtria irakiane dhe kurde po përballen me sulme të armatosura me njëra- tjetrën në provincën e Kirkuku-t, derisa tensionet vazhdojnë të rriten, pas mbajtjes së referendumit për pavarësi nga Kurdistani, muajin e kaluar.

Komandantët kurdë kanë thënë se kishin hequr dorë nga afati që kishin luftëtarët irakianë Peshmerga, për të hequr dorë nga pozicionet e tyre gjatë luftimit të grupeve terroriste, Shtetit Islamik.

Të dyja palët janë aleatë të SHBA-së, dhe Uashingtoni ka këshilltarë ushtarakë në të dyja grupet e tensionit, ka thënë Sekretari amerikan i mbrojtjes, Jim Mattis.

Mattis u ka thënë gazetarëve se “ne po përpiqemi të shkojmë përpara, pa e humbur armikun tonë”.
“Të gjithë duhet të përqëndrohemi për të mposhtur Shtetin Islamik. Nuk duhet të luftojmë me njëri- tjetrin tani”, ka shtuar Mattis.
Palët irakiane dhe kurde janë në tension që kur kurdët votuan për referendumin, që Bagdadi në vazhdimësi e kundërshton.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re