Tensione janë regjistruar në një Qendër Votimi në Tiranë, ku KZAZ nr.40 ka dhënë urdhër për nxjerrjen jashtë të të gjithë vëzhguesve të partive politike.
Brenda qendrës së votimit kanë hyrë forca e policisë për nxjerrjen e tyre jashtë. Ndërkohë ka ndërhyrë kryetari i “Mundësia”, i cili u shpreh se “duhet të na nxirrni jashtë”.
“Duhet të tërhiqni zvarrë sepse po vidhen votat. Jemi këtu vëzhgues, kemi një të drejtë të jemi vëzhgues, nuk kërkojmë qiqra në hell”, tha Shehaj.
“Kemi urdhër”, iu drejtua një efektiv.
“Ka ardhur urdhri pse duhet të ndërpritet çfarë ka ndodhur? Ka pasur incident, konflikt? Duhet arsye”, ndërhyri Belind Këlliçi.
“Respektoje policinë sepse nuk dalim me kokën tonë të japim urdhrin”. u shpreh një efektiv.
“Çfarë ka ndodhur”, pyeti Këlliçi. Ndërsa polici shtoi: “Nuk jemi për shpjegim këtu.”